Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një skafi me pesë persona në bord në zonën mbas Karaburunit.

Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi një defekt në motor ka sjellë dhe rrezik mbytje te skafit me pesë persona në bord midis tyre dhe një fëmijë.

Në vendin e quajtur Skalom te Beget mbas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut policia kufitare ka gjetur skafin dhe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme e tërhoqi drejt Tri Portit. Pesë personat që ishin në bord raportohet se janë mirë.