Detaje të reja janë zbuluar nga skafi i cili u përfshi nga flakët në Vlorë.

Balkanweb bën të ditur se skafi kishte dalë me turistë në bord dhe pas problemeve doli në breg. Aty u përfshi nga flakët që u shkaktua nga problemi teknik.

Por ndërkohë, ky skaf kishte 500 litra benzinë dhe zjarrfikësit prej orës 18:30 luftojnë me flakët, por pa arritur që ta shuajnë zjarrin.