4gusht 2015 – Nga Shqipëria bën trafik klandestinësh sirianë në Itali. Policia e shtetit fqinj arrestoi Edvin Ballcaj, 37 vjeç, i cili bashkë me një sirian po trafikonin me skaf 86 emigrantë. Mjeti u kap në brigjet e Crotone-s. Sipas mediave italiane, Ballcaj dhe trafikanti nga Siria u fshehën mes emigrantëve për të mos rënë në duart e policisë, por ata u zbuluan nga klandestinët. Ata kanë treguar se ishin nisur nga brigjet e Turqisë më 29 korrik me një skaf 15 metra të gjatë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/