Përpara se të hynte në godinën e Parlamentit ku u betua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni foli për mediat duke thënë se, nuk po hynte në Kuvend për një rrogë “të qelbur”, siç e cilësoi ai pagën e deputetit.
“Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur. Kam vendosur të futem në Kuvend, kam ardhur të betohem, për të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë të papërfaqësuar nga këta politikanë të papërgjegjshëm. Unë jam shtetas shqiptar dhe i huaj, jam i shkolluar jashtë dhe i punësuar jashtë. Nuk kam ardhur këtu në Kuvend për t’i bërë fresk qeverisë. A më njihni mua apo jo?”,- tha Ralf Gjoni.
Por deklarata e tij pati shumë reagime në opinionin publik. Pas kësaj nuk kanë munguar as memet që tallin deklaratën e deputetit dhe që e akuzojnë atë për marrje “shpërblimi” prej 300 mijë eurosh nga mazhoranca.





