Moderatorja Fatma Methasani mëngjesin e kësaj të enjteje ka surprizuar të dashurin e saj, shefin e kuzhinës Alfio Rrotanin

Fatma publikoi në një Instastory në Insta një video ku shfaqej në makinë me Alfion, teksa kishin ngecur në trafik, ku shkruante: "Njëri këtu as nuk ja ka idenë që e pret një surprizë. Rri dhe ankohet për trafikun." 

Alfio pak më vonë postoi në Instagram një foto ku shfaqet tepër i lumtur teksa shikon motorin e tij, dhuratë speciale nga partnerja për të cilën shkruan: "S’kam faj unë që të thërras "drita e syve të mi". Të dua."