4nentor 2015 – Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është arrestuar paraditen e sotme në Paris. Ndalimi i “yllit” francez ka lidhje me një xhirim seksual të bashkëlojtarit të tij nga Kombëtarja franceze, Mathieu Valbuena me të dashurën Fani Lafon. Valbuena dyshohet se ishte shantazhuar nga Benzema në lidhje me filmimin ndaj dhe është bërë arrestimi i sulmuesit të Realit.

Benzema është futbollisti i dytë i njohur që është marrë në mbajtje nga policia pas ish sulmuesit Djibril Sise, për të njëjtin rast.  Para disa ditësh u ndalua edhe Sise, por ai është lënë i lirë nga policia derisa të përfundojnë hetimet. Nëse provohet fajësia Benzemasë, atëherë lojtari rrezikon deri në 5 vjet heqje lirie.

/portali DurresLajm/