7 qershor 2015 – Si të mos mjaftonin ar restimet e zyrtarëve të FIFA-s të përfshirë në afera korruptive, një tjetër skandal me qendër futbollin del në dritë. Kancelaria gjermane i ka bërë një dërgesë me granatahedhëse Arabisë Saudite si shpërblim për të siguruar votën e të mandaturit të tyre për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2006. Gazeta gjermane “Die Zeit” ka bërë publik këtë lajm të bujshëm, çka thellon edhe më shumë skandalin e fundit që ka përfshirë FIFA-n.
Sipas kësaj të përditshme, Federata Gjermane e Futbollit me ndërmjetësimin edhe të administratës së kancelarit Gerhard Shrëder, në dijeninë edhe të këtij të fundit, ka furnizuar në vitin 2000 me armë Arabinë Saudite.Falë këtij aksioni, Gjermania do të mundësonte të merrte edhe votën e Marokut, i cili, deri atë moment, ishte i lëkundur në zgjedhjen e saj. Por ai shtet (Arabia) ka qenë përcaktues në votimin e përgjithshëm, ndërsa Gjermania si kandidaturë do të fitonte në raundin final me vetëm një votë diferencë 12-11 ndaj kandidaturës tjetër rivale që ishte Afrika e Jugut. Dhe, pas gjashtë viteve, Gjermania do të ishte pritëse e kampionatit botëror të futbollit.Sipas “Die Zeit”, dërgesa ishte pjesë e një përpjekjeje të përbashkët nga ana e politikanëve gjermanë dhe liderëve të biznesit për të bindur anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për të votuar për ta. Sipërmarrësit gjigantë gjermanë si Volkswagen dhe Bayer premtuan investime të mëdha në Tajlandë dhe Korenë e Jugut, ndërsa Daimler do të investonte nga ana e saj plot 100 milionë euro (73 milionë sterlina) në kompaninë koreano-jugore të motorëve Hyundai.Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e javës së ardhshme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) në Lozanë.“Në muajin prill, presidenti i FIFA-s informoi CIO-n se nuk do të marrë pjesë në takimin në Lozanë. Nuk ka asnjë ndryshim në plane”, deklaroi një zëdhënës i FIFA-s.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"