Skena të rënda për futbollin, thuajse të pabesueshme në kohët e sotme, kanë ndodhur mbrëmë, në derbin kroat mes Hajdukut dhe Rijekës, sfidë e vlefshme për play out dhe që përfundoi në barazim 1-1. Por më shumë se sa rezultati dhe sfida sportive vëmendja është përqendruar në incidentin që ndodhi gjatë takimit.
Një tifoz huligan, i maskuar, hyri në fushë me një copë hekur të gjatë në dorë, duke u përpjekur t’i godasë gjyqtarit kryesor.Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë dhe takimi u pezullua për minuta të tëra, derisa situata u qetësua dhe ndërhynë forcat e rendit. Tifozi huligan, i pashqetësuar nga askush, hyri papritur në fushë dhe nisi të shkojë drejt gjyqtarit, që u largua me vrap. Lojtarët në fushë u përpoqën të vendosnin rregull, ndërkohë që u deshën rreth 90 sekonda derisa të ndërhynin forcat e rendit apo punonjësit e sigurisë në stadium.