Kosovë, 29 maj 2014 – Epidemia e trukimit te ndeshjeve shfaqet edhe ne Kosovë edhe pse futbolli atje është ende në hapat e parë të organizimit dhe përpjekjeve te medha per ndërkombëtarizim. Drejtuesit më të larte të klubit të Ferizajt akuzojnë dy lojtarë për trukimin e dy ndeshjeve dhe për këtë arsye po hetojnë nëse ky skandal ka permasa më të mëdha. 

"Ne kemi hulumtuar dhe jemi ende duke kërkuar fakte nëse skuadra apo ndonjë futbollist i Ferizajt, i kanë trukuar dy ndeshjet e humbura në shtëpi kundër Prishtinës dhe Hajvalisë. Ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, pasi lojtarët s’kanë pasur aspak vullnet. Ne si kryesi kemi mbajtur disa takime për këto dyshime", deklaroi shefi i klubit, Adem Idrizi.

Në vijim, ai shton se kriza financiare e klubit lidhet pikërisht me këto ngjarje, prandaj kryesia nuk ka vendosur ende në lidhje me shlyerjen e borxheve ndaj futbollistëve. Në komunikate theksohet gjithashtu se në të njëjtën mënyre si funksionojnë premiot, do të funksionojnë edhe dënimet apo masat disiplinore në rastet kur skuadra jep rezultate negative. 

Kjo është hera e parë që drejtuesit e nje klubi akuzojnë vetë lojtarët e skuadrës së tyre për tolerime në fushën e lojës, duke krijuar një situatë të pazakonte në futbollin kosovar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/