Një video e publikuar së fundmi tregon një skenë aspak të hijshme për policinë e shtetit.

Siç edhe shihet me figurë dhe dëgjohet me zë, në këtë video, polici ka shtrirë në shesh sikur të ishte një kriminel një drejtues motociklete i cili nuk kishte patentë. Video është bërë publike nga “Panorama”.

Në “luftë” e sipër teksa i riu është shtrirë në tokë, dëgjohet teksa i thotë policit: “Më ler se më mbyte”.

Ndërsa të pranishmit i bëjnë thirrje ta lirojë se nuk është kriminel, dhe e kanë filmuar ngjarjen.

I dhunuari: Më lësho (e shan)

Polici: Mbylle gojën

Qytetari: Po lëre se ska vrarë njeri

Polici: Po smerr vesh me të mira