Brazil, 22 qershor 2014 – Mbrojtësi i majtë i Anglisë, Luke Shaw ka shkaktuar një skandal, pasi një modele e kompanisë Playboy ka bërë të ditur se ai kërkoi që ajo dhe motra e saj të kishin marrëdhënie seksuale me të, pikërisht para ballafaqimit me Uruguain, në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror.
Ylli i Southamptonit, i cili pritet të transferohet në Manchester United gjatë këtij afati kalimtar të verës, duket se nuk ishte i interesuar të mendojë se si t’i ndihmojë Anglisë në duelin vendimtar me Uruguain, dhe e kishte mendjen diku tjetër.
Në faqen e parë të tabloidit britanik The Sun janë publikuar fotografitë e modeles në fjalë, e cila ka treguar se Shaw kërkoi treshe me të dhe motrën e saj.
“Shaw kërkoi treshe, nga hoteli i ekipit, para eliminimit të Anglisë”, u shpreh ajo. Pa dhënë shumë detaje të tjera shtesë, zbulimi nga modelja do të jetë goditje e rëndë për futbollistin, e sidomos për faktin se Anglia humbi nga Uruguai, që i kushtoi me eliminim të hershëm nga Botërori.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





