27 nëntor 2015 – Një skandal i vërtetë i racizmit ka ndodhur në ndeshjen e vlefshme për çerek-finalen e kupës së Maqedonisë të luajtur mes Vardarit dhe Shkëndijës. Ndeshja u fitua nga Shkëndija me rezultatin 3:0.
Mbrojtësi i Vardarit, Goran Popov u bë figura qendrore e takimit. Pasi u ndëshkua me karton të kuq, Popov gjuajti pas shpine trajnerin. Ai më pas iu drejtua turmës me terminologjinë e përdoror edhe nga Jankulovska kohë më parë, "indianci".
Popov nuk u ndal me kaq. Ai edhe përpara kamerave e ka përsëritur fjalën raciste "indianci", edhe pse stafi e tërhiqte nga krahët mos ta vazhdonte më lojën e tij raciste.
/portali DurresLajm/