Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë është përfshirë në një skandal, që nëse konfirmohet do t’i kushtonte shumë. Partisë së ekstremit të djathtë ju dhurua një shumë prej 2.35 milionë Euro nga Gerhard Dingler, një ish-menaxher i Partisë së Lirisë së Austrisë, më 1 Shkurt.
Megjithatë, një investigim nga Der Spiegel dhe gazeta austriake Der Standard thotë se Dinglerit iu dhanë paratë nga miliarderi gjerman Henning Conle. Mediat bëjnë me dije se biznesmenit Dingler iu kalua kjo shumë në llogarinë e tij duke pretenduar se ishin për një “projekt të pasurive të paluajtshme”.
2.35 milionë euro më pas u transferuan nga llogaria e tij në një kompani në Këln, e specializuar për reklamat zgjedhore. Sipas ligjit gjerman, donacionet konsiderohen të paligjshme nëse për një shumë mbi 500 euro nuk identifikohen donatorët.
Nëse konfirmohet, AfD do të përballet me një gjobë sa trefishi i shumës së donacionit, që në këtë rast arrin në rreth 7 milionë euro.