Në kategorinë e dytë angleze, të ashtuquajtur Championship, një tifoz i Middlesbrough me shumë mundësi do të dalë përpara gjyqit.

Arsyeja? Tifozi akuzohet të ketë urinuar te shishja e ujit që mban portieri mbrapa porte gjatë fitores 3-0 të klubit të tij ndaj Queens Park Rangers.

Nëse portieri i QPR Alex Smithies ka pirë nga ajo shishe mbetet për t’u vërtetuar.

Megjithatë tifozi ndërkohë është arrestuar. Asgjë nuk bëhet e ditur për momentin, se si ka arritur ta marrë shishen.

Por një gjë është e qartë, që ai do të dënohet për gjestin e shpifur, si për shembull me një pezullim që nuk do ta lejonte të shihte ndeshjet e skuadrës së tij.