Skandal në asamblenë e jashtëzakonshme të mbledhur nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza ka përjashtuar drejtorin e klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka.
Mësohet se kjo asamble është zhvilluar për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamzës dhe për më tepër është mbledhur vetëm me një mesazh në Whatsapp.
Ky vendim arbitrar vjen pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentit Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjeses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.
Kur mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme sipas statutit duhet të njoftohen klubet një muaj përpara me shkrese zyrtare dhe iu vihet në dijeni edhe rendi i ditës se për çfarë duhet të diskutojnë. Gjithashtu duhet te vihet në dijeni edhe Ministira e Arsimit dhe Sportit.
Asambleja e jashtëzakonshme mbildhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Presidenti Elez Gjoza ka shkelur statutin, që kur u rigjodh në dhjetor të vitit 2020.
Që në fillim të marrjes së mandatit, shkarkoi dy anëtarë me vendim të Komitetit drejtues. Kjo është shkelje e statutit të FSHP-së, sepse çdo shkarkim ose emërim duhet të bëhet me votë nga përfaqësues të asamblesë.
Rezultatit i votimit pasi miratohet në gjykatë, i dërgohet me shkresë edhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, gjë që nuk ka ndodhur.
Të njëjtën shkelje Elez Gjoza e bëri edhe në prill duke shkarkuar drejtorin e klubit Teuta, Kreshnik Leka dhe nuk e lejoi të futej në asamble.





