Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tbilisi, pak orë përpara ndeshjes Gjeorgji-Shqipërisë.
Një tifoz shqiptar është dhunuar nga ultrasit e Gjeorgjisë, në orët e vona të së dielës mbrëma.
Mediat bëjnë me dije, se ai është dërguar në spital, por në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithë inati i tifozëve gjeorgjian është akumuluar nga ndeshja e shtatorit në “Air Albania”, ku tifozët shqiptar vërshëllyen himnin e Gjeorgjisë.
Në stadium e Tbilisit priten rreth 500 tifozë kuqezi në mbështetje të kombëtares, që kërkon vetëm fitoren për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë tifogrupi tifozët kuqezi kanë kërkuar nga autoritetet, që gjatë marshimit drejt stadiumit, të shoqërohen nga policia vendase.