Olimpiakosi dhe presidenti i tyre, Evagelos Marinakis janë në telashe të mëdha, teksa janë nën akuzë për trukim ndeshjesh. Bëhet fjalë për ndeshjen Olimpiakos-Atromitos, ku vendasit fitonin me rezultatin 2-1 në vitin 2015.

Kjo ndeshje mendohet se ka qenë e trukuar, teksa edhe më parë është hetuar nga Federata Greke, por hetimi u mbyll.

Media greke “SDNA” tashmë raporton se Marinakis do të pezullohet për gjithë jetë, teksa Olimpiakosi do të duhet të paguajë një gjobë 3 milionë euro dhe është pranë zbritjes në kategorinë e dytë.

Thuhet se një nga anëtarët e Kodit të Sjelljes në Greqi, ka arritur në përfundimin se ka dyshime të arsyeshme kundër klubit dhe presidentit të tij.