ITALI, 5 janar 2014 –Dhunë, kërcënime dhe ofendime. Këto janë akuzat e ngritura ndaj 12 të pandehurve të kazermës Clementi të Ascoli Piceno-s. I akuzuari kryesor është togeri G. M i cili në fund të ditës i ftonte studentet në zyrën e tij ku sipas akuzës tentonte kontakt seksual. Në telashe ka përfunduar edhe Salvatore Parolisi tashmë i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e gruas së tij Melania. “ Po e hetojnë se i ka ngacmuar në fund të trajnimit, por ai thotë që nuk është kështu” mbrohet togeri me anë të avokatit të tij.
PËRGJIMET
“Duhet të më jepesh një herë mua pastaj instruktorëve të tjerë. Duhet të më thuash nëse je e virgjër apo jo.Nëse je e virgjër duhet të marrim masa.” Kjo është ajo që është dëgjuar nga përgjimi i një prej studenteve të ushtrisë në kazermën Clementi të Ascoli Piceno-s.
Sipas dëshmisë ato thirreshin me sms për takime me togerin madje në disa raste edhe janë dehur dhe më pas janë abuzuar seksualisht. Dosjes i janë shtuar dhe një fjalor i gjerë me fyerje të dala nga përgjimet.
“Sillu mirë se do të të pështysh gjak. Më dukeni si dele, ju e dini se çfarë bën bariu me delet ? Më ke mërzitur, ju jeni një shtëpiake nuk jeni e përshtatshëm për jetën ushtarake , ose keni ndonjë proshutë në mes të këmbëve. Balena. Pula…". Togeri tashmë hetohet për dhunë kundër të miturve, kërcënim dhe ofendim.
/BalkanWeb /





