MAL I ZI, 27 mars 2013 – Në YouTube janë publikuar xhirime të skenave të seksit të ministrit malazez të Financave, Mirosllav Ivanisheviç me një vajzë në zyrën e tij. Pamjet e aktit seksual janë nxirë, kurse biseda është vulgare.

Siç raporton “Vijesti”, në YouTube janë publikuar dy xhirime të realizuara në zyrën e Ivanisheviçit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Senatit Shtetëror të mbikëqyrjes, ish-zv/kryeministër dhe ministër i Financave.

Xhirimi i parë, i cili më 17 mars është zbardhur në Youtube zgjat 9.55 minuta. Në fillim të këtij xhirimi shihet Ivanisheviç i veshur dhe këmbët e vajzës.

Më pas, figura nxihet, por dëgjohet biseda ndërmjet tyre e më pas edhe zhurmat e tjera në sfond.

Video ku figura është nxirë: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=tdoKdFtnsjc#!