Një skandal i ri është zbuluar në komisariatin e Policisë në Kotor të Malit të Zi. Media Borba shkruan se në ambientet e policisë më 30 korrik 2020, dy inspektorë policorë kanë organizuar orgji seksuale me dy gra.

Mediat kanë publikuar foto dhe mesazhe, të cilat janë pjesë e dosjes që Europol ka dorëzuar pranë autoriteteve kompetente për mesazhet e përgjuara.

Njëra nga dy femrat në këto foto ishte në qendër të aferës një vit më parë kur i dënuari Gj.P. i cili është duke vuajtur dënimin në Spitalin Special të Psikiatrisë në Kotor, ka publikuar një fotografi të tij në dhomën e spitalit me një femër të zhveshur dhe një tjetër pjesërisht të zhveshur, me uniformën e një punonjëseje shëndetësore.

Në fotot e lartpërmendura shihet qartë se ka veprime të pahijshme në komisariat dhe e gjithë kjo shoqërohet me mesazhe që njëri nga inspektorët ia dërgon Ljubo Milloviçit.

Dy inspektorët e përfshirë në këtë skandal seksual në Kotor nuk dihet se kush janë, por policia po vazhdon verifikimet.