Një ndeshje për Kupën e Konfederatës Afrikane (versioni afrikan i Europa League), mes Berkane dhe Raja Casablanca, përfundoi në qendër të vëmendjes për gjykimin skandaloz të një arbitri nga Kameruni, Antuan Esuma.

Sfida derbi mes dy ekipeve nga Maroku ishte me rëndësi të madhe, pasi ishte ndeshja e katërt në grup dhe të dyja palët janë në garë për kualifikim, me Berkane që për momentin kryeson grupin.

Në fund nuk doli në dritë asnjë gol, por në të vërtetë 0-0 ishte produkt i një arbitrimi të tmerrshëm.