Tenistja ruse Jana Sizikova është arrestuar gjatë turneut të Roland Garros në Francë dhe është nën mbikëqyrjen e policisë pas akuzave për trukim të ndeshjeve në turneun e një viti më parë. Ngjarja në fjalë i përket ndeshjes së dysheve mes rumuneve Andrea Mitu dhe Particia Mari, kundër Sizikova dhe amerikanes Medison Brengëll.
Menjëherë pas asaj ndeshje nisi një hetim pasi kompanitë e basteve identifikuan lëvizje të çuditshme të kuotave të basteve në këtë ndeshje. Asokohe u pretendua që qindra mijëra dollarë ishin vënë bast se tenistja ruse do të humbiste shërbimin e saj.
Tenistja e cila në fund e humbi ndeshjen, regjistroi dy faulle të dyfishtë, ndërsa më pas nuk arriti një top të kthyer mbrapa gjatë shërbimit të saj, në setin e dytë të asaj sfide.
Policia franceze nisi hetimet në shtatorin e kaluar me akuzën e “mashtrimit nga një grup i organizuar” si dhe “korrupsion pasiv dhe aktiv” për këtë ndeshje. Pas ndeshjes së saj në dyshe që e mbylli përsëri me humbje, tenistja që mban vendin e 101 në renditjen botërore, u ndalua në dalje të stadiumit nga policia franceze e cila kreu arrestimin e saj.





