Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në datën 26 dhjetor, në ambientet e RTSH. Mësohet se rreth orës 11:00 ka pasur një përplasje fizike mes Drejtorit të Orkestrës në RTSH Sokol Toto dhe orkestrantit Briken Burgija.
Ngjarja ka ndodhur dhe në prani të disa dëshmitarëve dhe drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi.
Sipas informacioneve, drejtori i orkestrës ka ushtruar dhunë mbi muzikantin Burgjia, dhe pas kësaj ai është pezulluar nga puna.
Në lidhje me këtë ngjarje “Panorama” kontaktoi me orkestrantin Briken Burgija, i cili tregoi se ngjarja është e vërtetë. Ai tregoi se drejtori e kishte qëlluar me kokë në hundë, pas një debati që kishte pasur më të.
Reagimi i plotë:
Ngjarja është mëse e vërtetë. Unë kam kërkuar leje si të gjithë dhe aty ka nisur një debat mes njëri-tjetrin, duke kaluar deri në dhunë fizike.
Drejtori më ka goditur me kokë në hundë, brenda ambienteve të RTSH-së.
Është natyrë që konfliktohet, me të gjithë, ka pasur gjithmonë probleme.