Ndeshjet e futsallës në Serbi kanë prodhuar këtë javë një ngjarje të rëndë nga një personazh i cili është bërë protagonist në fakt për akuzat që ka marrë si pjesëmarrës në krimet e luftës në vitet ’90. Në ndeshjen e Ligës së Parë, SAS nga Zrenjanini fitoi me shifrat 6-4 në transfetë ndaj FON Banjicës, por gjithçka kaloi në plan të dytë nga sjellja e trajnerit mik, Milivoj Batinica. Në fundin e pjesës së parë, pas një përplasje me një lojtar të tijin, ai e tërhoqi nga fanella dhe e goditi në qafë dhe në kokë. 

U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që të qetësonin trajnerin serb. Batinica është një personazh i njohur për sjellje të tilla, por edhe për faktin se prej vitesh po gjykohet për krime lufte në Bosnjë Hercegovinë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve boshnjakë në Kravicë afër Srebrenicës në vitin 1995 si pjesëtar i Brigadës së Policisë Speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme asokohe.