Një tentativë për trukim ka detyruar Federatën Suedeze të Futbollit (SvFF) të shtyjë ndeshjen e kampionatit suedez Goteborg-AIK.SvFF deklaron se një lojtari të AIK-ut i është ofruar një “shumë e konsiderueshme”, si dhe është kërcënuar të martën, për të mos dhënë maksimumin në këtë ndeshje. Policia ka nisur hetimet.“Nuk bëhet fjalë për një ndeshje të vetme, është një sulm ndaj futbollit suedez”, deklaron sekretari i përgjithshëm i federatës suedeze, Hakan Sjostrand.
“Ne nuk do ta pranojmë kurrë, kurrë, dhe është e rëndësishme që të veprojmë me dorë të hekurt.
“Pikënisja për gjithë ndeshjet tona është që ato të jenë të sigurta dhe të vendosura në bazë të aspektit sportiv”.Goteborgu është i 11-ti në Allsvenskan, ndërsa AIK-u i gjashti, por kampionati sapo ka nisur dhe të dy klubet kanë ambicie për 3-4 vendet e para në renditje.Drejtori sportiv i Goteborgut, Mat Gren, deklaroi sot paradite se futbollisti i kontaktuar dhe kërcënuar ishte portieri i AIK-ut, 20-vjeçari Oskar Liner, por më pas kërkoi ndjesë dhe e tërhoqi deklaratën e tij, pas reagimit të ashpër të AIK-ut, federatës suedeze dhe policisë, që kanë kërkuar ruajtjen e sekretit.