Një skandal i vërtetë ka ndodhur në tenis ku protagonist është bërë numri dy i botës Danil Medvedev.Rusi humbi në finale përballë bashkatdhetarit të tij Andri Rublev në turneun e Sinsinatit, por nuk mundi ta përtypte dot humbjen duke i shfryrë të gjitha nervat kameramanit. Gjithçka nisi pas përfundimit të setit të parë, ku Medvedev u përplas me kamerën duke lënduar dorën.
Loja u ndërpre për disa minuta pasi u desh ndërhyrja e mjekëve, por kaq iu desh Rublev të rrëmbente fitoren me përmbysje 2-1 me sete (2-6, 6-3, 6-3). Menjëherë pas përfundimit të lojës, Rublev iu drejtua ashpër kameramanit me fjalët:
‘’Nuk të plas fare për lojtarët. Të thashë para ndeshjes së parë se kjo telekamera nuk duhej të ishte aty. Jemi në gjysmëfinale dhe më dhemb dora”.Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke dëmtuar shumë imazhin e numrit dy të botës në tenis.
Skandal në tenis, numri dy i botës i hakërrehet kameramanit pas humbjes
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
‘Situata po del jashtë kontrollit’, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran
Arrestohet bosi i mafias italiane “Camorra”, e tradhtuan jeta luksoze dhe pushimet me familjen
Ndahen Ina dhe Keijsi, Stelina reagon për herë të parë: Ja si e zbulova lajmin
Takimet e Ramës në njësinë 5/ Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri, nuk jam kundër Ogertës, por…





