Turqia diskutoi një takim miqësor me Maqedoninë të hënën mbrëma i cili u mbyll pa gola. Por pas ndeshjes, ndërsa skuadra ndodhej në avion për t’u kthyer në Turqi një ngjarje ka tërhequr vëmendjen. Dukshëm i nervozuar, Arda Turan i është hakërryer me fjalë një gazetari të cilit i ka vënë duart në fyt.
Mediat turke zbulojnë se lojtari është mbajtur nga personat e pranishëm, ndërsa tentonte të godiste gazetarin Bilal Meşe. Arda Turan ka qortuar gazetarin se kishte shkruar, gjatë Europianit të kaluar, se disa lojtarë të kombëtares turke kishin marrë premio. Mesfushori i FC Barcelona ka dashur të justifikohet për gjestin e tij përmes një statusi në rrjetet sociale: “Nuk i shkruaj këto fjalë për t’u mbrojtur. Dua të informoj publikun. Dua thjesht të them se nuk e harroj atë që ndodhi në Euro 2016. Kam parë disa që kanë shkruar shpifje për ne, për familjen time”.