Modelja e Playboy, e cila vitin e kaluar u arrestua në Egjipt për shkak të shfaqjes nudo, ka shkaktuar serish polemika edhe në Turqi.
Marisa Papen ka zemëruar besimtarët mysliman pasi u shfaq gjysmë nudo në xhaminë "Aja Sofia" në Turqi.
“Ndryshe nga Egjipti, këtë herë nuk kemi bërë ndonjë plan. Ne erdhëm pa ndonjë përgatitje, vetëm me një imagjinatë të pafund. Pasi pritëm ca kohë për të hyrë brenda, u befasuam nga numri i madh i kamerave që ishin atje”, tha zeshkania 26-vjeçare.
Fotoja e postuar prej saj ka ngjallur polemika dhe debate edhe ne rrjetet sociale.





