Ndërsa të gjithë shikonin me vëmendje maksimale e me zemrën peshë ndeshjen Francë – Shqipëri, një qen Pitbull ka sulmuar një prej punonjësve të bashkisë, në sheshin qendror ku edhe ndiqej ndeshja.

Punonjësi i bashkisë ka qenë në krye të detyrës kur u sulmua nga Pitbulli i rrezikshëm. Qytetari kish mbërritur për të ndjekur ndeshjen së bashku me qenin e tij të pa maskuar para sheshit. Si rezultat i sulmit nga qeni, punonjësi i bashkisë me detyrë roje, ka përfunduar me pesë të qepura në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Për shkak se është në varësi të baskisë, i dëmtuari nuk ka dashur të identifikohet, por tha se pas mjekimit në urgjencë nuk kishte me vete as 10 mijë lekë të vjetër për të blerë tetanosin, i cili bëhet pas kafshimit nga kafshët.

Pronari i qenit Pitbull u largua menjëherë me shpejtësi pas kafshimit të 50-vjeçarit, e nuk i dha as ndihmën e parë.

Jo vetëm qentë e rrugës, por edhe ata shtëpiakë të racave  të rrezikshme, shëtisin të lirë e pa asnjë masë mbrojtëse në Durrës. Këtë radhë pre e sulmit ra një roje, nëse do ish kryetar i lartë i baskisë, masat a do të ishin më të ashpra ndaj kafshëve dhe pronarëve të tyre?