Sarandë, 16 gusht 2014 – Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve, dhe në këtë rast favori është të dhurohet një vajzë e mitur 15 vjeç.
Në qendër të skandalit është sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 15-vjeçare.
News24 ben te ditur se zoteron nje video ekskluzive, e cila do të publikohet në orën 19:00, ne te cilen shfaqet Agron Cana, sekretari i Kokëdhimës, duke i ofruar punë një gruaje në këmbim të vajzës 15 vjeçe.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





