Agjenti i Khvicha Kvaratskhelia, Mamuka Jugeli, deklaroi se  Victor Osimhen është gati për t’u transferuar në Arabi në verën e ardhshme.

Por reagimi i 25-vjeçarit, ishte i menjëhershëm duke ju përgjigjur ashpër agjentit të shokut të tij te Napoli.

“I dashur Jugeli, je një copë qelbësirë, më sikletos mënyra se si arsyeton, idiot! Mos e zër emrin tim me gojë”, shkruan Osimhen. 

“Osimhen firmosi një kontratë të re, por vërtet besoni se do të luajë te Napoli gjithë karrierën? Po ua them që tani, ai do të shkojë në Arabinë Saudite verën e ardhshme. Napoli i rriti pagën, por Khvicha nuk do ta pranonte një transferim të tillë as për një miliardë, pasi do të donte të luante për Realin e Madridit, Bajernin, Barcelonën apo Manchester Cityn. Kvaratskhelia ka objektiva dhe preferenca të ndryshme nga Osimhen”, ishte deklarata e menaxherit të Khvicha.