Barbarë dhe çnjerëzorë. Kështu i përshkruajnë sjelljet e disa prej tifozëve të Sparta Pragës mediat italiane para sfidës me Lacion (0-3).
E përditshmja “Corriere dello Sport”, ka publikuar pamjet e një videoje të xhiruar me celular, duke thënë se dy mbështetës së skuadrës çeke kanë urinuar mbi gruan e varfër që kërkonte lëmoshë. Madje ajo është goditur edhe me një grusht dhe është detyruar të largohet nga vendi ku ishte ulur.
Gazeta italiane sqaron se ngjarja ka ndodhur në urën “Sant’Angelo’, pak orë para sfidës mes Lacios dhe Sparta Pragës. Më herët, mediat raportuan për raste tensioni të shkaktuara nga tifozët miq, paçka se skuadra e tyre fitoi në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Europa League.