Mbrëmë është zhvilluar dueli mes Rajo Vajekanos dhe Sevijas (1-2) e vlefshme për raundin e 23-të në La Liga. Në minutën e 23-të ka ndodhur një episod i çuditshëm teksa protagonist ka qenë Lukas Okampos. Teksa mesfushori po përgatitej të bënte një rivënie, një tifoz i Rajos i prek të pasmet. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe tashmë është bërë një skandal në Spanjë.

“Sevija FC shpreh keqardhje të thellë për incidentin e ndodhur këtë të hënë në ndeshjen kundër Rajo Vajekanos, ku lojtari ynë Lukas Okampos iu nënshtrua një gjesti të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Sevija FC shpreson që do të merren masat e duhura që karakterizon rregulloren që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli dhe kjo është transferuar në La Liga. Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në garën tonë nëse ne aspirojmë të jemi më të mirët në botë”, thuhet në deklaratën e klubit.