Një skandal seksual ka ndodhur para disa ditësh në një institucion shtetëror të Gostivarit, përkatësisht në zyrat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Sipas Tetovaplus, ngjarja bëhet e ditur sot, ndërsa mësohet se administratori është filmuar duke kryer akte amorale dhe video po qarkullon nëpër Gostivar.
Tetovaplus shkruan se e zotëron videon në fjalë, por për arsye etike nuk po e publikon për momentin.
Ndërkohë mësohet se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka marrë masë disiplinore kundër administratorit, ndërsa po hetohet nëse videoja në fjalë është xhiruar apo jo në zyrën e tij.