Guinilla Axen, ish-futbolliste e cila ka lindur në vitin 1966 ka luajtur futboll me kombëtaren e femrave të Suedisë në vitet ’80 deklaron:
“Kam punuar për kombëtaren suedeze për 17 vite. Por nga viti 2003 deri në vitin 2010 kam patur ngacmime seksuale, unë dhe dy vajza të tjera. 3 lojtarë të kombëtares të atyre viteve më dërgonin foto dhe video të pista”.
Më pas ish-futbollistja suezede u pyet përse e deklaroi këtë akuzë tani dhe jo më parë ajo u përgjigj: “Unë dëshiroja të dëshmoja që në atë moment por koleget e mia të cilat ishin përfshirë në këtë ngacmim nuk pranuan të flisnin dhe unë më pas u tërhoqa. Nuk do t’i publikoj emrat e fajtorëve por jam e ndërgjegjshme që kur ta shohin këtë lajm do të më kenë frikë dhe për këtë fakt do ndihem e lumtur, sepse akoma jam e nxehur për atë gjë të turpshme”, përfundoi Guinilla Axen.





