E krijuar vetëm pak ditë para skadimit të afatit ligjor që do t’i mundësonte regjistrimin në KQZ dhe përfshirjen në zgjedhjet lokale, shumë e kontekstuar nga opozita për shkeljet ligjore gjatë regjistrimit të saj, partia Bindja Demokratike merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me kandidatët e saj në 21 bashki të vendit, pas tërheqjes së 4 kandidatëve nga gara.

Edhe listat e kandidatëve për këshillat bashkiak janë plotësuar në ngut e sipër, pa plotësuar as informacionin elementar të domosdoshëm në CV e dorëzuara pranë KQZ-së, madje duke mos u firmosur këto CV nga kandidatët respektivë, kërkesa këto të domosdoshme në formularin tip të hartuar nga KQZ.

Janë këto dy elementët kryesorë që vihen re në CV-të e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të përfshirë në listën e bashkisë së Durrësit.

Bindja Demokratike ka dorëzuar në KQZ listën me emrat e 51 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, ndërkohë që CV-ja dhe Formulari i Vetëdeklarimit i secilit kandidat janë publikuar online nga ky institucion.

Përveç mangësisë në plotësimin e CV-ve, të cilat në shumicën e rasteve kanë vetëm gjenealitetet e kandidatit, SKANDALI i madh qëndron në faktin se shumë nga 15 kandidatët e renditur në vendet e para (për të cilat DurrësLajm ka zbardhur arsimimin dhe eksperiencën në punë në bazë të CV-ve të publikuara nga KQZ) janë me arsim të mesëm! Fotot poshtë)

Në një kohë kur arsimi i lartë është kriter bazë për t’u punësuar në administratën shtetërore, këshilltarë të ardhshëm bashkiakë me arsim të mesëm që do të diskutojnë dhe japin votën e tyre për projektet e paraqitura nga bashkia e Durrësit është pak të thuash skandaloze. Veçori tjetër e kandidatëve është se një pjesë e madhe e tyre janë të rinj në moshë.

Këshilli Bashkiak është parlamenti i qytetit dhe të vendosësh në 15 vendet e para në listë gjysmën e kandidatëve me arsim të mesëm është njësoj si të çosh në Kuvendin e Shqipërisë parlamentarë pa arsim të lartë. Rastet Ndraxhi dhe Rraja, deputetë aktualë nga qarku i Durrësit, mund t’i krijojnë të gjithëve një ide të qartë se çfarë do të bëjnë në Këshillin Bashkiak të Durrësit këshilltarë të paarsimuar mirë.

Lista e 51 kandidatëve të BD për Këshilin Bashkiak Durrës

  1. Morena Boja (S’ka plotësuar CV)
  2. Skerdi Cerloj (arsimi i mesëm, punësimi në privat)
  3. Majlinda Hasani (S’ka plotësuar CV)
  4. Fisnik Bllaca (S’ka plotësuar CV)
  5. Edlira Simaku (Mësuese)
  6. Fatmir Mema (Arsimi i mesëm, punësimi në privat)
  7. Eduina Lushka (Arsimi i mesëm, punësimi në privat)
  8. Fani Lavari (Arsimi i lartë)
  9. Romina Radonshiqi (Arsimi i lartë)
  10. Muhamed Tafili (S’ka plotësuar CV)
  11. Sildi Verbofshi (Arsimi i mesëm, punësimi në privat)
  12. Ervis Rreshka (Student, punësimi në privat)
  13. Nertila Bleta (Arsimi i mesëm, punësimi në privat)
  14. Arenc Rreshka (Arsimi i lartë)
  15. Dhonila Cuka (Arsimi i mesëm, punësimi në privat)
  16. Ervis Ibrahimllari
  17. Ada Xhimo
  18. Xhulio…. (Është shkruar me gabime mbiemri nga KQZ dhe nuk hapen të dhënat)
  19. Regiola Shqopa
  20. Ornel Jaupi
  21. Anisa Saraçi
  22. Floridian Kuçi
  23. Entela Kosho
  24. Arlind Tepelena
  25. Elisa Saraçi
  26. Lorenc Lilaj
  27. Romina Elezi
  28. Stiven Haxhija
  29. Eris Marku
  30. Qerim Xhimo
  31. Xhenisa Muraj
  32. Arben Vogli
  33. Blerta Baci
  34. Fitim Topollaj
  35. Anila Topollaj
  36. Vinçens Elezi
  37. Pandora Idrizi
  38. Dritan Topollaj
  39. Marçela Llama
  40. Ermir Osmani
  41. Marsela Sakollari
  42. Klemendi Guçe
  43. Borana Kuqi
  44. Klodian Varfaj
  45. Adelajda Doda
  46. Erjon Gjoka
  47. Melisa Dangaj
  48. Rafet Topollaj
  49. Irini Mustafa
  50. Klajdi Myteberi
  51. Krisila Topollaj

Informacionin e plotë për kandidatët e BD-së për Këshillin Bashkiak të Durrësit e gjeni në faqen e KQZ-së: http://cec.org.al/kandidate-per-keshilltar-bashkie/

M.B.