4 qershor 2015 – Ish-zyrtari i lartë i FIFA-s, Chuck Blazer ka pranuar se ai vetë dhe anëtarë të tjerë të komisionit ekzekutiv të Federatës kanë pranuar ryshfete në këmbim të zgjedhjes së Afrikës së Jugut për zhvillimin e botërorit 2010.

70-vjeçari pranoi që ka qenë pjesë e një skandali të madh të korrupsionit në FIFA këtë javë duke konfirmuar se ka marrë ryshfet për të votuar për Afrikën e Jugut në Kupën e Botës 2010. Pas hulumtimeve të bëra nga FBI-ja, është raportuar që Blazer ka përdorur një banesë për macet e tij në kohën që punonte në FIFA. Ai ka theksuar që ka paguar 4.000 paund çdo muaj në ndërtesën prestigjioze në Nju Jork, Trump Tower.
Blazer ka mbajtur një rol të lartë në FIFA tek Amerika Qendrore dhe në regjionin Karaibe, ndërsa shërbeu edhe si ekzekutiv, pozicion që i siguroi shuma të mëdha të hollash në këmbim të votave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/