12 qershor 2015 – Një grup personash të paidentifikuar aktualisht, kanë sulmuar dje pasdite dhe dhunuar barbarisht gjyqtarin Kridens Meta. Ai ka qenë duke u stërvitur në mjediset pranë Kompleksit Dinamo, një grup personash e kanë ndalur gjyqtarin dhe për shkaqe ende të paditura, kanë ushtruar dhunë të paparë ndaj Metës, duke e goditur me sende të forta.

Agresorët më pas janë larguar me vrap nga vendi i krimit. Persona të rastit dhe të njohur e kanë ndihmuar gjyqtarin Meta për ta dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës për t’u mjekuar nga plagët e rënda të marra dhe frakturat e pësuara, por për fat jashtë rrezikut për jetën. Gjyqtari Kridens Meta i është drejtuar Komisariatit Nr.2 të Tiranës për denoncuar agresorët, që ushtruan dhunën barabare ndaj tij. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/