3 qershor 2015 – Normalisht fjalët janë jo etike për të rriturit. Por, fëmijët e mitur mund t’i mësojnë që në kopsht këto fjalë apo në parashkollor, pasi gjenden kollaj në tekste. Një vjershë e tillë ndodhet në këtë botim, ku lexohen vargjet:

“Ia mbathën vrapit,

Morën dynjanë,

Në male, fusha,

S’panë nga vanë.

U shkanë pordhët,

“Vrap se na vranë”

 

Me vrap o burra,

U shpëtoi shurra…

Vrap me të katra,

U shpëtoi…kaka.

 

Si duket autori e ka pasur të lehtë të gjejë të tilla fjalë për të bërë rimë në vargje. Ndërkohë, libri shitet lirisht, por nuk dihet nëse është futur si program i detyruar në kopshte dhe parashkollor.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”