Kompania private ka dorëzuar byzylykët e mbikëqyrjes elektronike në Ministrinë e Drejtësisë pas skandalit që u zbulua pak ditë më parë.
Bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech ka rikthyer ditën e sotme 222 byzylykët elektronikë nga 300 copë, pasi pjesa tjetër ishte dorëzuar më parë.
Byzylykët për mbikëqyrje elektronike të të pandehurve me vlerë rreth 2 milionë euro mungonin në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri Bardhi i bëri thirrje kompanisë që t’i dorëzonte.
Edhe pse fillimisht kompania nuk pranoi duke u justifikuar me një akt të Shërbimit të Provës, në fund vendosi që të dorëzonte mallin për të cilin fitoi tenderin 2 mln euro.





