Ndeshja mes Jeni Malatiaspor dhe Isparta 32 Spor nuk ëhstë luajtur sot në Turqi. Ndeshja duhet të niste në orën 12:00 dhe ishte e vlefshme për kategorinë e tretë për nga rëndësia. Shkak për të shtyrjen u bë Jeni Malatiaspor, që zbriti në fushë me shtatë lojtarë.
Skuadra nuk u bë, pasi raportohet se shtatë lojtarë janë të pezulluar për shkak të skandalit të basteve. Për këtë gjyqtari Ahmeti Resuloglu nuk e nisi ndeshjen. Vendimi zyrtar do i mbetet federatës për fatin e takimit.





