Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot rastin e dhunës ndaj një 3 vjeçari në kopshtin privat “Diren”.
Sipas kreut të ekzekutivit, gjëra të tilla nuk ndodhin sot për herë të parë.
“Larg qoftë të mendojnë se këto gjëra ndodhin sot për herë të parë. Gjëra të tilla sot për herë të parë janë në syrin e të gjithë publikut falë teknologjisë. Se sot në çdo mjedis ku janë tre veta ka një kameraman, dhe jo vetëm ka një kameraman, por ka dhe median me vete sepse ka Facebook-un e tij”, u shpreh Rama.
“Kjo është pozitive për të marrë masa, por larg qoftë të mendojmë apo sikur të kemi rënë nga qielli sikur këto gjëra po na ndodhin dhe nuk na kanë ndodhur më parë”,- tha kryeministri.





