‘Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ka qenë të premten në Ambasadën Amerikane’.
Kështu ka deklaruar Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Java’ në RTSH.
Sipas tij, Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane të premten herët në mëngjes, pas publikimit në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24 të skandalit me kompaninë DH Albania.
Sipas Vangjelit, Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e lotit të parë te ‘Unaza e Re’.





