7 korrik 2015 – Pas publikimit të videos skandaloze nga emisioni “Ça thu”, ku shfaqej hapur keqtrajtimi i fëmijëve të jetimores së Shkodrës nga ana e kujdestareve, ka ardhur dhe reagimi i institucioneve shtetërore
Tri kujdestarët Edvana Sulaj, Albert Reka dhe Manjola Vanishta që keqtrajtonin fëmijët e vegjël, e ku madje njëra prej tyre u ishte ulur sipër dy fëmijëve majë disa shkallëeve, u shkarkuan nga puna dhe po procedohen penalisht në gjendje të lirë. Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhunë e shkelje e të drejtave të fëmijëve”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/