43-vjeçarja Gina Coladangelo, puthja e të cilës me ministrin britanik të Shëndetësisë e kapur nga kamerat e sigurisë shkaktoi “tërmet” në vendin ishullor eshte larguar nga shtëpia.  Coladangelo, e cila është e martuar me tre fëmijë, është fotografuar pas skandalit, duke paketuar rrobat dhe objektet e saj personale dhe duke u zhvendosur nga shtëpia bashkëshortore në Londër.

Kryeministri britanik Boris Johnson raportohet të ketë pranuar kërkesën e faljes së ministrit Matt Hancock dhe nuk pritet që ta shkarkojë, një veprim i cili po kritikohet gjerësisht dhe shumë njerëz dhe analistë e cilësojnë si një hipokrizi, teksa tashmë është e ditur që vetë Johnson ka pasur lidhje jashtë-martesore dy herë, gjatë kohës që shërbente si kryetari i bashkisë së Londrës.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, u zbulua duke u puthur me asistenten e tij, të cilën e ka pasur edhe mikeshë për një kohë të gjatë. Të dy kanë kryer një tradhëti ndaj bashkëshortëve të tyre. 

Kamerat në Zyrën Qendrore të Londrës në Departamentin e Shëndetësisë, kishin fiksuar një moment puthjeje pasionante gjatë orarit të punës muajin e kaluar, ndërsa në vend ishte duke u përhapur një mutacion i Covid-19.