Gjykata caktoi të shtunën masat e sigurisë për 4 të arrestuarit për publikimin e databazës me pagat e qytetarëve. Kështu, gjykata vendosi të lerë në arrest shtëpie 3 prej tyre, ndërsa një tjetër në detyrim paraqitje.

Njoftimi i gjykatës:

Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim Eni Qirjako.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Eni Qirjako, atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Eni Qirjako, atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Andi Agaraj.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Andi Agaraj, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Klodian Sota.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Klodian Sota, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Endri Ikonomi.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Endri Ikonomi, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

4 personat në fjalë u arrestuan javën e shkuar nga Prokuroria e Tiranës për publikimin e rrogave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë. Dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj të punësuar te AKSHI dhe që ushtronin detyrën në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve akuzohen nga prokuroria se ia shitën të dhënat dy punonjësve të bizneseve private Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.