Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit se një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar  po shpërndahet në Whatsapp.

Berisha shkruan se ky është një superskandal dhe mund të ndodhë sipas tij vetëm në një narkoshtet që nxjerr në pazar edhe pagat e të gjithë punonjesve, zyrtarevë të tij.

Më tej ai e cilëson nxjerrjen e pagave si goditjen më të rëndë për qellime elektorale.

“Superskandal i fundit i Narkoshtetit!  Kreu i meduzes dhe banda e tij ne narkoqeveri ne nje superskandal qe mund te ndodhe vetem ne nje narkoshtet nxori ne pazar edhe pagat e te gjithe punonjesve, zyrtareve te narkoshtetit te tij.  Ky akt i shemtuar eshte dhe superskandali me i madh dhe goditja me e rende per qellimet elektorale por dhe te tjera te zeza te nje te dhene personale kryesore siç eshte paga per te gjithe punonjesit e Shqiperise. Narkoshteti eshte shteti i bandave dhe droges! Denoj me ashpersine me te madhe kete akt te pashembullt qe deshmon dhe njehere fytyren e zeze te Narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes Edvin Rama!”, shkruan Berisha.