Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e publikuar së fundmi, ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.
Prokuroria ka dërguar grupin hetimor në institucionet e: AKSHI-t, ISSH dhe të Drejtorinë e Tatimeve.
Gjatë konferencës për media të mbajtur sot vetë kryeministri Rama u shpreh i gatshëm të paraqitet në Prokurori për të dëshmuar. Kreu i qeverisë tha se dyshohet që të dhënat të kenë rrjedhur nga individë të brendshëm, dhe nuk kemi të bëjmë me sulm kibernetik.
Ndër të tjera ai shtoi se duhet të vendosen në hetim të gjithë inspektorët e Tatimeve. Ndërsa dje u publikua një listë e rrogave të muajit janar 2021, sot dolën të dhëna të tjera që i përkasin muajit prill. Bëhet fjalë për të dhënat e 630 mijë qytetarëve, nga pagat te vendet e punës.