29 maj 2015 – Shpërthejnë skandalet e para të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Një dokument i zbuluar së fundmi në media, tregon praktikat e punësimit nga kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Kryebashkiakut i ishte drejtuar një letër kohë më parë nga një djalë i ri, i cili i kërkonte punë.

Por djali, të cilit i ishte refuzuar kërkesa për punë, ka marrë një përgjigje mjaft interesante nga Mziu, i cili shkruan të atit:

“Z. Rusi ! Djali juaj nuk ka qenë i angazhuar në fushatën time dhe të PD-së. Uroj që të kontribuoni për PD-në në 2013-n që të kemi arsye për t’u punësuar”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/