Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave të shqiptarëve.
Në databazë listohen targat bashkë me emrin e pronarit që ka këtë numër identifikues.
Databaza është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.
Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit.